Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Albright

20:44 | 19 Prill 2022

Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Albright.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të udhëtojë për SHBA në fillim të javës së ardhshme për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright, ka bërë të ditur për KosovaPress Bekim Kupina, këshilltar për Media pranë Presidencës.

Pjesëmarrja e Osmanit në ceremoninë mortore bëhet me ftesë të familjes Albright. Po ashtu presidentja Osmani do të ketë edhe disa takime të tjera, ka konfirmuar Kupina.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e Shtetit në SHBA, ndërroi jetë më 23 mars në moshën 84-vjeçare.

Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Komento: