
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Ajo, ka ftuar në takim liderët e opozitës pas ngjarjeve që ndodhën në veri të vendit.
Lajmin që do të ketë takim mes Osmanit dhe Krasniqit e ka konfirmuar për Front Online, thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu./Front Online