Presidentja Osmani e pret në takim ambasadorin turk, flasin për diplomacinë, ushtrinë dhe për ndeshjen Kosovë-Turqi

17:15 | 27 Mars 2026
presidentja-osmani-e-pret-ne-takim-ambasadorin-turk,-flasin-per-diplomacine,-ushtrine-dhe-per-ndeshjen-kosove-turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili, me të cilin kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë diplomacinë e mbrojtjen.

Osmani në këtë takim me diplomatin turk ka folur edhe për ndeshjen në mes të Kosovës dhe Turqisë që do të luhet të martën e javës që po vjen në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.

“Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, njofton presidenca./Express

Komento: