Presidentja Osmani e uron në Twitter Erdoganin për fitoren, shkruan edhe turqisht

20:33 | 28 Maj 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Turqisë që ia mundëson atij mbajtjen e pushtetit për edhe pesë vjet.

Osmani përmes një deklarimi në Twitter ka thënë se mezi pret të punojë së bashku me Erdoganin.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan në fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka deklaruar Osmani teksa ka shkruar edhe në gjuhën turke.

Presidentja e Kosovës ka pasur disa vizita në Ankara ku është takuar me presidentin turk Erdogan.

Sipas të gjithave burimeve mediatike turke dhe perëndimore, Erdogan i ka fituar zgjedhjet – ky i fundit e ka shpallur fitoren kur janë mbetur më pak se 2 për qind të votave pa u numëruar.

Komento: