Presidentja Osmani: Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit

14:38 | 13 May 2023

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës.

Ajo ka thënë se regjimi serb 24 vjet më parë nuk kurseu as fëmijët.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne”.

“Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”, ka deklaruar Osmani.

Komento: