Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së

10:45 | 16 Shkurt 2026
presidentja-osmani-falenderon-trumpin:-kosova-do-te-qendroje-gjithnje-krah-shba-se

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.

“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Trump uron Vjosa Osmanin për 18 vjetorin e Pavarësisë: ShBA rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin e Kosovës

Komento: