Presidentja Osmani: Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidentja Osmani: Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati

08:22 | 09 Korrik 2022

Osmani uron festën: Uroj që ta kremtoni në mënyrën më të mirë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Osmani me anë të një postimi, ka shkruar që Kurban Bajrami të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet.

“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet”, ka shkruar Osmani.

“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati! Me fat Kurban Bajramin!”.

Komento: