Presidentja Osmani i adresohet popullit: Jeni ju që e bëni këtë vend më të mirë

10:32 | 15 December 2022

Osmani i adresohet popullit: Jeni ju që e bëni këtë vend më të mirë.

Presidentja Vjosa Osmani nga Parlamenti i Kosovës po e mban adresimin e saj vjetor.

Ajo fjalimin e nisi duke falënderuar secilin qytetar për punën dhe angazhimin e tij të përditshëm për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

“Janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet, jo anasjelltas”, tha Osmani.

“Janë qytetarët tonë që gjithnjë konfirmojnë se kur krijohen kushtet e duhura suksesi është pothuajse i sigurt. Kjo është dëshmuar në sport, art shkencë e kudo. Kosova fuqizohet gjithnjë e më shumë”.

Osmani tha se këtë vit Kosova u hap për botën me forume e ngjarje të tjera, duke shtuar se kjo dëshmoi se Kosova është vend i rinisë dhe një ambicie të paepur.

Presidentja kujtoi edhe gjeneratat e mëhershme dhe kontributin e tyre për të çliruar Kosovën.

“Ta kthejmë vëmendjen tonë në brezat që s’kursyen asgjë për ta bërë realitet ëndrrën për liri e pavarësi. Presidentin Rugova, që u udhëhoqi Kosovën. Adem Jasharin dhe bijtë e bijat që u rreshtuan përkrah tij”.

Këtu Osmani përmendi edhe të zhdukurit e luftës e gratë e dhunuara.

Ajo tha se këtë vit u angazhua në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit.

“Si presidente e shtetit edhe gjatë këtij viti jam kujdesur që përgjegjësitë e mia t’i ushtroj në interes të qytetarëve dhe konform aspiratave të cilat populli im i kërkon prej të parës së shtetit”.

Komento: