Presidentja Osmani: Idetë e shkëmbimit të territoreve i takojnë shekullit të 19-të

17:41 | 22 Prill 2021

Osmani: Idetë e shkëmbimit të territoreve i takojnë shekullit të 19-të.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se idetë e shkëmbimit të territoreve i takojnë shekujve të kaluar dhe se pas daljes së një lajmi të tillë, kanë kontaktuar menjëherë me autoritetet sllovene dhe se i është konfirmuar që aty nuk ka asgjë të vërtetë.

“Menjëherë kemi rënë në kontakt me autoritetet sllovene pasi u publikua lajmi dhe përgjigjja që kemi marrë nga autoritetet sllovene është që një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Ne e kemi ritheksuar dhe sërish po e themi që ide të tilla janë të rrezikshme jo vetëm për Republikën e Kosovës por edhe për gjithë rajonin dhe përtej rajonit”.

“Ide të tilla i takojnë shekullit të 19-të dhe prandaj nuk do të duhej të gjenin vend tani në Evropë apo kudoqoftë, se vizatimi i kufijve mbi bazat etnike është edhe në kundërshtim me vlerat evropiane për të cilat qëndron BE-ja dhe ne si shtete që synojmë të anëtarësohemi aty”.

“Gjermaninë e kemi pasur në krah në vitin 2018 kur idetë e tilla të rrezikshme kanë dalë ne pah. Ne as nuk do të pranojmë që ato të vihen në tavolinën e dialogut në asnjë moment”, u shpreh Osmani pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas.

Komento: