Presidentja Osmani kujton përvjetorin e mas*akrës së Polacit dhe asaj të Qabiqit: Pjesë e historisë sonë, e të vërtetës që nuk guxon të harrohet

13:08 | 06 April 2025
presidentja-osmani-kujton-pervjetorin-e-mas*akres-se-polacit-dhe-asaj-te-qabiqit:-pjese-e-historise-sone,-e-te-vertetes-qe-nuk-guxon-te-harrohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat e fshatrave Polac dhe Abri e Poshtme.

26 vite më parë në Polac u vranë 78 martirë të fshatit dhe vendeve të tjera përreth.

Osmani ka thënë se sot përulen me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë.

“Në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb. Brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë”.

“Më 7 prill të atij viti, makineria vrastare serbe sulmoi edhe Qabiqin, ku ekzekutoi 10 civilë, në një tjetër krim që dëshmon përmasat e terrorit që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare në atë kohë”, ka shkruar Osmani.

Komunikata e plotë:

Komento:
loading