Presidentja Osmani më 21 nëntor mban në Kuvendin e Kosovës fjalimin e fundvitit

15:38 | 15 November 2024
presidentja-osmani-me-21-nentor-mban-ne-kuvendin-e-kosoves-fjalimin-e-fundvitit

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës. Seanca do të fillojë në orën nëntë e gjysmë.

Express merr vesh se presidentja Osmani në këtë seancë do ta bëjë adresimin e saj të fundvitit si çdo herë.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Komento: