
“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote. Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultonte me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë. Dua të falënderoj ë gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha ajo.
Osmani mbetet me shpresë që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, partitë politike të gjenjë një rrugë përpara.
“Pasi të përfundojë ky proces zgjedhor, jam i bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, stabile dhe me legjitimitet të plotë”, tha ndër të tjera Osmani.
E sa i përket problemeve me energjinë elektrike nëpër qendra të votimit, Osmani beson që KQZ bashkë me institucionet të tjera do të ndërmarrin masa.
“Pyetje që duhet t’iu drejtohet KQZ-së, nga informatat që na janë dërguar ne, te gjitha qendrat e votimit janë duke funksionuar në rregull, dhe jam e bindur qoftëse ka pasë ndonjë parregullsi të vogël KQZ bashkë me institucionet”, theksoi Osmani./Ekonomia Online/