Presidentja Osmani merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në procesin Bërdo-Brione në Slloveni

16:12 | 11 Shtator 2022

Osmani merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në procesin Bërdo-Brione në Slloveni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.

“Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog”, thuhet në komunikatën për media.

Aty bëhet e ditur se Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Ndryshe, takimi i Procesit Bërdo-Brione do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Komento: