Presidentja Osmani merr urime nga Katari për 18-vjetorin e Pavarësisë

13:50 | 19 Shkurt 2026
presidentja-osmani-merr-urime-nga-katari-per-18-vjetorin-e-pavaresise

Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë.   

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm.

“Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit”, thuhet në njoftimin e ndarë nga presidenca e Kosovës.

Komento: