Osmani në heshtje për marrëveshjen e Brukselit për targat.
Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka thënë as edhe një fjalë lidhur me marrëveshjen e së enjtes të nënshkruar në Bruksel.
Ajo nuk është deklaruar nga dje për ujdinë e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave, për çfarë prej 11 ditësh Kosova po zbatonte reciprocitetin ndaj Serbisë, transmeton Klankosova.
Përkundër saj Kryeministri Albin Kurti është ka bërë komente dhe ka thënë se “Serbia nga tash e tutje nis të mësohet me reciprocitet”.
Me marrëveshjen e nënshkruar të dyja shtetet do të vendosin afishe në targat e veturave kur ato hynë në territorin e njëra-tjetrës.
E arritura e djeshme është përshëndetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, ndërsa në vend edhe ka ngjallur kritika.