Presidentja Osmani në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, biseduan për rëndësinë e konstituimit të institucioneve

15:56 | 26 Janar 2026
presidentja-osmani-ne-takim-me-shefin-e-osbe-se-ne-kosove,-biseduan-per-rendesine-e-konstituimit-te-institucioneve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

“Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Komento: