Presidentja Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues

10:28 | 02 Janar 2024
presidentja-osmani-ngushellon-japonine-per-jetet-e-humbura-si-pasoje-e-termetit-shkaterrues

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.

Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.

”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.

I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”.

Komento: