Presidentja Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

09:42 | 06 February 2023

Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.

Postimi i plotë i Osmanit:

Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.

Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.

Komento: