Presidentja Osmani përcjell skiatorët kosovarë drejt Olimpiadës Dimërore Milano–Cortina 2026, ua dorëzon edhe flamurin e Kosovës

20:26 | 28 Janar 2026
presidentja-osmani-percjell-skiatoret-kosovare-drejt-olimpiades-dimerore-milano–cortina-2026,-ua-dorezon-edhe-flamurin-e-kosoves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin shtetëror skiatorëve Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, shkruan Gazeta 10.

Përmes këtij akti simbolik, presidentja u uroi suksese sportistëve, duke theksuar besimin, përkushtimin dhe krenarinë me të cilën ata do ta përfaqësojnë vendin në skenën më të madhe sportive botërore.

“Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!”, ka shkruar Osmani, duke shprehur mbështetjen institucionale për sportistët kosovarë në këtë garë ndërkombëtare./Gazeta 10

Komento: