Nga ngjarja në ngjarje, Osmani përfundon vizitën në Maqedoni të Veriut.
Brohoritjet e duartrokitjet nuk i kursyen aspak.
Tetovarët, i madh e i vogël e shprehën gëzimin e tyre që për herë të parë iu shkoi në konak një presidente nga Kosova.
Andaj, interesimi për ta takuar Vjosa Osmanin ishte i madh. Më të entuziazmuar u panë fëmijët, por as të rriturit nuk ia lanë keq, njofton Klan Kosova.
Kënga e vallja nuk iu nda Osmanit as kur u takua me gratë shqiptare që kanë kontribuar në fusha të ndryshme për çështjet e Kosovës e as kur i nderoi monumentet e personaliteteve të ngjashme që nuk janë më gjallë, si Skënderbeu e Hasan Prishtina.
Veç këtu në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut pranoi goxha dhurata rrugës të cilën edhe ia kishin dekoruar më flamuj shtetërorë.
Më shumë së këto stolisje për dikë çarshinë e hijeshoi mysafirja.
Ajo jo, por këtë funksion Osmani tha se do ta këtë rruga me emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova që e përuroi në Çair.
Për veprimtarinë e ish-presidentit do të mësojnë edhe gjithë qytetarët që do të marrin libra në bibliotekën shqipe te Manastirit, për të cilën presidentja kosovare dhuroi një mijë libra.
E në objektin e Ambasadës së Kosovës në Shkup ku u tha se për herë të parë shkeli një presidente u dha edhe urdhri “Hasan Prishtina” post mortum për veprimtarin Arbën Xhaferi.
E enjta përmbylli vizitën dyditore të presidentes Vjosa Osmani në Maqedoninë e Veriut si e ftuar e homologut të saj Stevo Pendarovski.