​Presidentja Osmani përkujton mas*akrën në Rogovë të Hasit: Pla*gë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare

21:08 | 29 January 2025
​presidentja-osmani-perkujton-mas*akren-ne-rogove-te-hasit:-pla*ge-e-pashlyeshme-ne-kujtesen-tone-kombetare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

“Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës, duke vrarë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm”.

Osmani ka thënë se masakra në Rugovë të Hasit është një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe si dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë.

“Në këtë betejë për liri, ranë heroikisht edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta, si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Komento:
loading