Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës Islamike të Pakistanit, biseduan për bashkëpunim.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid.
Zyra e Presidencës, njofton se me ambasadorin Junaid, Presidentja Osmani ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.
Me ambasadorin Junaid, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim e ZPRK-së.
Bëhet e ditur se Osmani ka falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me ç`rast ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.