Presidentja Osmani pret në Prishtinë përfaqësuese të larta nga Austria dhe Sllovenia

22:31 | 06 Tetor 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në mbrëmje në Prishtinë Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grašič.

Gjatë takimit, u diskutua rruga evropiane e Kosovës dhe hapat e mëtejmë në këtë proces.

Presidentja Osmani vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë dhe Sllovenisë për integrimin evropian të vendit, duke theksuar nevojën për rezultate konkrete në këtë drejtim.

Komento: