Presidentja Osmani pret në takim Xhaçkën: Bashkëpunimi me Shqipërinë është prioritet i yni

18:58 | 25 November 2022

Osmani pret në takim Xhaçkën: Bashkëpunimi me Shqipërinë është prioritet i yni.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

Sipas Osmanit, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i Kosovës.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtjesor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”.

Komento: