Presidentja Osmani pret në zyre Këshillin e Prindërve dhe atë të Nxënësve

15:29 | 03 Shtator 2022

Para takimit me Rrahman Jasharajn, Presidentja pret në zyre Këshillin e Prindërve dhe atë të Nxënësve.

Para takimit që do ta zhvillojë me kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn, Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Nisë takimi i Presidentes Vjosa Osmani me Këshillin e Prindërve, z. Jeton Demi dhe z. Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të z. Ditjon Fetahu dhe z. Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese znj.Donjeta Kelmendi.

Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve: Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Osmani do të takohet sot edhe me kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn dhe përfaqësues të tjerë të sindikatave, të cilët janë në grevë që nga 25 gushti.

Komento: