
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret sot në takim presidentin slloven, Barut Pahor.
Ceremonia e pritjes do të zhvillohet në sheshin “Ibrahim Rugova” nga ora 15:00, ku do të pritet me gardën ceremoniale.
Pas pritjes së presidentit Pahor, Osmani dhe presidenti slloven do të mbajnë një konferencë për media.
Duhet përkujtuar që Pahor pritet të përcjell mesazhe të cilat lidhen edhe me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.