Presidentja Osmani pritet nga Presidenti Macron

14:42 | 04 Tetor 2024
presidentja-osmani-pritet-nga-presidenti-macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, bashkëshortja e tij, si dhe nga sekretarja e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, njofton FrontOnline.
Pritja ka ndodhur në kuadër të samitit të shteteve të Frankofonisë.
Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.

Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare! 🇽🇰🇫🇷

Komento: