Presidentja Osmani priti në takim admiralin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli

10:08 | 10 October 2022

Osmani priti në takim admiralin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Në takim me admiralin Munsch, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Osmani e njoftoi Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, presidentja ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

Komento: