Presidentja Osmani: Punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re

18:26 | 26 Gusht 2025
Presidentja Osmani: Punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kryetarin e posa zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ajo ka uruar gjithashtu edhe nënkryetarët e Kuvendit, duke thënë se Kuvendi duhet ta votoj edhe qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e shkurtit.

E plotë:
Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Rexhepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komento: