Osmani: Rivlerësimi i KiE-së për kriteret e Kosovës për viza është shumë pozitiv.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Komisioni Evropian I ka dërguar të gjitha shteteve anëtare një vlerësim sa I përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Osmani tha se rivlerësimi nga ana e Komisionit Evropian është jashtëzakonisht pozitiv dhe se në të njëjtën kohë ky rikonfirmin I KiE-së rreth kritereve për viza I njofton të gjitha shtetet anëtare për reformat, që sipas Osmanit, janë bërë në këtë 1 vit e gjysmë.
“Në mbi 25 takime që kam pasur, të gjithë e kanë potencuar se sa shumë I vlerësojnë reformat që Kosova I ka ndërmarrë gjatë këtij një viti e gjysmë e sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa I përket vizave, kjo ka qenë cështja determinuese në vendimin e tyre dhe këtë e kanë thënë secili prej tyre në këto takime”, është shprehur Osmani.
Tutje, Osmani tha se në takimin e 13 tetorit ku do të takohet grupi punues për vizat, do t’I dëgjojnë të gjitha shtet që e kanë përkrahur zëshëm liberalizimin e vizave.
“Jemi shumë optimistë por edhe të kujdesshëm rreth atij takimi pasi që nuk përfundon gjithçka aty, pasi ka edhe shumë hapa të tjerë deri në hyrjen në fuqi”, është shprehur Osmani.