Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Somali.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Somali.
Këtë ajo e bëri përmes një postimi në Twitter, ku edhe të lënduarve nga ky sulm iu uroj shërim të shpejtë, përcjell Klankosova.tv.
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.