Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut.
Kjo ndodhi pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.
“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.
“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter, njofton Klankosova.tv.
Deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82.