Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

09:13 | 30 Tetor 2022

Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut.

Kjo ndodhi pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter, njofton Klankosova.tv.

Deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82.

Komento: