Presidentja Osmani: Shqiptarët janë popull konstituiv në RMV, çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, përballët në kundërshtim me shqiptarët gjithënadej

10:38 | 21 November 2024
presidentja-osmani:-shqiptaret-jane-popull-konstituiv-ne-rmv,-cdo-perpjekje-per-te-minuar-te-drejtat-e-tyre,-perballet-ne-kundershtim-me-shqiptaret-gjithenadej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj të cilin e mbajti sot në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ajo shqiptarët në RMV i ka quajtur si popull konstituiv, duke thënë se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, do të përballët në kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur gjithandej ku ka shqiptarë në Ballkanin perëndimor, shkruan FrontOnline.

”Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtave të tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej Ballkanit perëndimor Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëvë në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm hapa përpara” tha ajo.

Ajo tha se koordinim i vazhdueshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në gjithë rajonin, është vendimtar për suksesin për të ecur drejt familjes euro-atlantike.

”Në këtë drejtim, koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë” shtoj Presidentja Osmani.

Komento: