Presidentja Osmani: Sot është ditë historike për vendin

12:47 | 14 Dhjetor 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani ka thënë se sot është ditë historike dhe moment historik për vendin.

Ajo u shpreh se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies së patjetërsueshme.

“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.

Komento: