Presidentja Osmani takohet me ambasadorin De Riu në prag të vizitës në Itali

20:01 | 17 Janar 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në prag të vizitës në Itali ka takuar ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Zyra e Presidentes, bën të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.

Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë.

Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.

Komento: