Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutohet sërish situata në veri

15:40 | 15 December 2022

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutohet sërish situata në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Osmani dhe Hovenier me këtë rast kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit, në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani tha se ky përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë

Komento: