Presidentja Osmani takohet me Hovenier, në anën tjetër Vuçiq flet për vrasje në Veri

21:12 | 11 Gusht 2022

Sot Vjosa Osmani është takuar me Jeffrey Hovenier.

Në ditën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq foli për vrasje në Veri, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës së Presidencës, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Vuçiq ka vazhduar sot me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve
“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit.

Komento: