Presidentja Osmani takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa: Koha që BE ta njohë dhe vlerësojë progresin e Kosovës

19:38 | 15 Shkurt 2025
presidentja-osmani-takohet-me-presidentin-e-keshillit-evropian,-antonio-costa:-koha-qe-be-ta-njohe-dhe-vleresoje-progresin-e-kosoves

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane, dhe sipas saj është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësoj këtë progres.

“Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, ka shkruar Osmani, /Front Online/

Postimi i plotë:

 

 

 

Komento: