Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në Stamboll.
Kështu u bë e ditur nga një postim në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Turqisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe një fotografi.
“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua në Stamboll me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në postim.
E, për këtë takim ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se presidentin Erdogan e ka informuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë.
Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, ka shkruar Osmani./Front Online