Presidentja Osmani takohet me senatoren amerikane, ja për çfarë diskutuan

20:00 | 20 Shkurt 2022

Mynihu ka pritur shumë liderë evropianë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ka takuar senatoren amerikane nga Minnesota, Amy Klobuchar, me të cilën ka biseduar për relacionet Kosovë-SHBA.

Ajo përmes një postimi në Twitter, lajmëroi se me senatoren amerikane kanë diskutuar edhe për tentimet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet amerikane në rajon.

“Sot gjithashtu takova senatoren Amy Klochubar në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet dekadëshe amerikane në rajon”, shkroi Osmani.

“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë po aq të forta sa gjithmonë dhe jemi të vendosur t’i thellojmë edhe më tej”, shtoi ajo

Komento: