Presidentja Osmani takohet me senatorin Menendez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

16:02 | 18 Shkurt 2023

Osmani takohet me senatorin Menendez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me senatorin amerikan nga New Jersey, Bob Menendez, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, në Mynih.

“E lumtur të diskutoj me senatorin Menendez.

E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Komento: