Presidentja Osmani takon kongresistë dhe senatorë amerikan nga të dyja partitë në SHBA

17:15 | 10 Korrik 2024
presidentja-osmani-takon-kongresiste-dhe-senatore-amerikan-nga-te-dyja-partite-ne-shba

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë në Washington në nder të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e palëkundur për të përforcuar aleancën mes Kosovës dhe ShBA-së.

Presidentja ka publikuar edhe fotografi nga këto takime.

Postimi i plotë:

Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira.

Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! 🇽🇰 🇺🇸

Komento: