Presidentja Osmani takon Lajçakun në New York, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Dialog – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidentja Osmani takon Lajçakun në New York, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Dialog

15:47 | 23 Shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në New York.

Në këtë takim, Presidentja njofton se kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

“U takova me EUSR Miroslav Lajcak në New York. I diskutuam zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe shprehëm përshkushtimin tonë të vazhdueshëm në këtë proces të përqendruar në njohje reciproke”.

Komento: