Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Osmani dhe Jashari diskutuan për situatën e sigurisë në vend.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj.
Lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë, Komandantja Supreme e Ushtrisë së Kosovës sot është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Presidentja dhe ministri i Mbrojtjes kanë folur edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.