Presidentja Osmani takon nesër partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

17:45 | 01 Qershor 2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të ketë nesër takime me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, për të diskutuar me ta rreth datës së mundshme të zgjedhjeve të lokale.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet kabineti i Osmanit.

Takimet, sipas kabinetit të Osmanit janë paraparë të ndodhin me të gjitha partitë gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Komento: