Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve

16:08 | 15 November 2024
presidentja-osmani-te-enjten-u-adresohet-deputeteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten do t’u adresohet deputetëve.

Sipas njoftimit të kuvendit, adresimi i saj do të bëhet me fillim nga ora 09:30.

“21 nëntor 2024. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Komento: