Osmani: Fëmijët me sindromën Down meritojnë jetë aktive e me dinjitet për të kontribuar në shoqëri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në fushatën e Shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Organizatës Ipko Foundation – “Gjithëpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down.
E para e shtetit, tha se fëmijët me Down Syndrome meritojnë jetë aktive e me dinjitet për të kontribuar në shoqëri. Ajo shtoi se fëmijët me sindromën Down mund të ndihen pjesë e barabartë dhe e integruar e shoqërisë në Kosovë.
“Një dekadë më parë 11 tetori nisi të shënohet si dita e fëmijëve vajza, një ditë dedikuar për ta është më shumë vëmendje dhe më shumë shanse të barabarta. Duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve vajza t’i sigurohet një jetë e sigurt, arsimim, shëndet i plotë që ato të shkëlqejnë”.
“Fëmijët me Syndrom Down do të mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë tonë, ata kanë nevojë për ne secilën ditë. Personat me Syndrom Down kanë të drejtë e kanë potencial të madh që të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë. Këta persona meritojnë jetë me dinjitet, aktive”, tha Osmani.
Medina Surdulli, pjesëtare e Down Syndrome Kosova, tha se po kërkojnë që t’u realizohen të drejtat e tyre, duke shtuar se atyre duhet t’u mundësohet përfshirja në shkolla, punë e në shoqëri.
“Në po kërkojmë që të na plotësohen të drejtat tona. Më mbështetjen e duhur ne po mundohemi të tregojmë potencialin tonë. Unë jam e aftë për një jetë të pavarur, e çka na duhet është mbështetje e duhur. Ne duam gjithëpërfshirje në shkolla, ne punë dhe në shoqëri”, tha Surdulli./EO