
Osmani thotë se po kthehet në vendlindje, me krenari tregon që ka pasur shumë takime.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook të mërkurën se po kthehet në Kosovë.
Thotë se ka pasur shumë takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.
Po ashtu Osmani ka publikuar një album me të gjitha fotografitë që kishte nga takimet atje.
Osmani është pritur në Shtëpinë e Bardhë edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kjo në kuadër të pritjes tradicional që Biden organizon për ldierë nga mbarë bota.