Presidentja Osmani: Uroj që vajzat e gratë tona të ndihen të sigurta në shtëpi, rrugë e në çdo vend publik

10:07 | 08 Mars 2022

Osmani: Uroj që vajzat e gratë tona të ndihen të sigurta në shtëpi, rrugë e në çdo vend publik.

Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas.

Aty u tha se synim mbetët inkuadrimi i grave e vajzave të reja në arsim, drejtësi, në ekonomi, në politik bërje e në proceset kyçe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi që në 365 ditët në vijim fjalët grua dhe vajzë të vazhdojnë të jenë sinonime i triumfit, suksesit, ngadhënjimit e inspirimit.

“Uroj që në vitin që pason vajzat e gratë tona të ndihen të sigurta në shtëpi, në rrugë e në çdo vend publik. Uroj për qasje të barabartë për vajzat dhe gratë në arsim, drejtësi, në ekonomi, në politik bërje e në proceset kyçe vendimmarrëse në trashëgimi”, tha Osmani.Tutje, e para e vendit tha se mund të arrihet siguri e stabilitet vetëm atëherë kur do të promovojnë e mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave“Duhet të bashkoheni që të gjithë burra e djem, të rinj e të moshuar që t’i japim fryma barazisë gjinore në shtëpi në rrugë në komunitet e kudo tjetër”, tha tutje ajo.

Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, duke përmendur luftën në Ukrainë, tha se janë qindra gra, burra e fëmijë që po e përjetojnë luftën.

Komento: